Më 8 shtator do të nisë viti i ri shkollor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar por në Kukës ky fillimviti eshte tej i veshtirë, pasi ka rënë ndjeshëm numri i nxënësve si dhe mungojne kushtet në shumë shkolla, veçanërisht në zonat e thella malore.
Drejtor i Arsimit në Kukës tha se po përballen me sfida të shumta, mes tyre edhe vështirësia për të grupuar nxënësit në shkollat qendër të disa fshatrave.
Distanca e larget, rrugët e amortizuara dhe numri gjithnjë e më i pakët i fëmijëve e bëjnë të vështirë organizimin e mësimit.
“Problem është Topojani, Shishtaveci, Bicaj dhe Bushtrica. Pavaresisht perpjekjeve për t’i gupuar në shkollat qendër eshte e veshtirë për shkak të distancës së largët ndermjet fshatrave”, tha Kreshnik Gërbolli, drejtor i Arsimit.
Në një takim të organizuar nga prefekti i qarkut, drejtori i ZVA Kukës tha se problematikat më të mprehta lidhen me kushtet higjieno-sanitare, mungesën e ujit të pijshëm dhe mungesen e energjise në disa shkolla malore.
“S’ka ujë dhe energji elektrike. Godinat janë të amortizuara dhe lagështi”, shton drejtor i Zyres Vendore Arsimore në Kukës.
Sipas tij, 4 shkolla në Kukës kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, pasi prej vitesh nuk kanë përfituar asnjë investim.
“Ka vite që nuk janë bërë rikonstruksione në 4 shkolla të qytetit dhe zonave përreth”, shton Gërbolli.
Në Kukës aktualisht funksionojnë 25 shkolla qendër dhe 39 shkolla vartëse. Nga shkollat qendër, 15 janë 9-vjeçare, 8 të mesme të bashkuara dhe 2 gjimnaze. Në klasën e parë këtë vit shkollor janë regjistruar vetëm 349 fëmijë, nga 417 që ishin vitin e kaluar. Në klasën e dhjetë numri i regjistrimeve ka rënë nga 410 një vit më parë, në 320 këtë vit. Të dhënat tregojnë se Kukësi po përballet me një boshatisje të vazhdueshme të shkollave, si pasojë e emigracionit të lartë dhe shpopullimit të zonave rurale.
Komente
