Sociale

Në Siqecën turistike gjen vetëm të moshuar, dikur në fshatin e Patosit ishin 150 familje sot janë 30! Banorët me sytë nga turizmi

9 Mars, 10:15| Përditesimi: 9 Mars, 10:28

  • Share

PATOS-  Fshati Siqece në Bashkinë e Patosit edhe pse me resurse natyrore është shpopulluar vitet e fundit. Shtëpitë janë të shpërndara në një kodër të gjelberuar ku dominojnë brezaret me ullinj. Rreth 80 perqind e banoreve janë larguar për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe mungesës së sherbimeve.

Shkolla e fshatit është mbyllur prej vitesh, dy-tre fëmijë shkojnë çdo ditë në Ruzhdie për të bërë mësim. Po kështu nuk ka shërbim shëndetësor, ç’ka përbën problem për të moshuarit e vetmuar. Fshati nuk ka më atë gjallërinë e dikurshme. Nga 150 shtëpi, sot vetëm 30 prej tyre janë të banuara.

Kudo ku trokasim, dyer janë të mbyllura dhe shtëpitë të amortizuara.

Tek – tuk në disa banesa gjejmë vetëm te moshuar, të cilet teksa bisedojme na thane, nuk ka krah pune, kanë ikur në emigracion të rinjtë. Prej shumë vitesh banoret s’kanë pasur ujë të pijshëm, por tani ka nisur shtrirja e tubacioneve për ujësjellësin e ri.

“Na është tharë loti në sy, jemi përmallur e po digjemi për zërin e nipërve e mbesave”, u shpreh një i moshuar.

“Ky është një fshat me perspektiv, me prodhim të ullinjvte por nuk ka shkollë nuk ka pas uji dhe rruge prandaj njerzit jan detyruar te ikin”, tha një banor.

“Këtu kanë qenë rreth 150 familje ndërsa sot kanë ngelë 30 familje. Të rinjtë kan ikur, nuk ka ekonomi kanë ngelur mosha e tretë pensionostët aktualisht në familje kam 3 veta, kam edhe djalin beqar, nuk ka as nuse, sepse nuk vijnë këtu në fshat. Merrem me bujqesi dhe blegtori”, tha një tjetër banor.

4 ujëvara e kanë bërë Siqecën pjesë të programit të 100 fshatarve turistikë, ndaj banorët nuk e humbasin shpresën se një ditë këtu do të zhvillohet turizmi. Siqeca ndodhet vetëm 20 km larg Fierit dhe per te shkuar deri ne qendër të fshatit, rruga është e asfaltuar. Ndërsa nga qendra e fshatit e deri tek ujëvarat ecet në këmbë përmes shtegut natyror, i cili në pranverë ofron pamje mahnitëse.

S.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Izraeli: 09/03/2025 11:12

    Mos u merzisni se do vijm Ne ta blejm gjithe Shqiperin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: