Donald Trump dhe Taylor Swift

Bota

Shprehu hapur mbështetjen ndaj Kamala Harris, Donald Trump nuk i del e keqja me Taylor Swift: E urrej

15 Shtator 2024, 20:52| Përditesimi: 15 Shtator 2024, 20:59

  • Share

Donald Trump ka lëshuar një tjetër kritikë ndaj superyllit Taylor Swift pasi ajo shprehu hapur mbështetjen ndaj Kamala Harris për presidente të SHBA.

“E URREJ TAYLOR SWIFT!”, shkruan Trump në një status në Truth Social.

Duke iu përgjigjur Trump në një postim në X (ish-Twitter), Liz Cheney, ish-përfaqësuesja republikane e Kongresit e cila mbështet po ashtu Harris, citoi komentin e tij. 

“Thotë njeriu më i vogël që ka jetuar ndonjëherë”, shkruan ajo duke iu referuar një kënge nga albumi më i fundit i Swift.

Ana Navarro, strategja dhe komentatorja e GOP, e cila është një kritike e zëshme e Trump, postoi në X , “Donald Trump e ka humbur atë pak mendje që i kishte mbetur. Taylor Swift e theu atë.”

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?