Aktorja iraniane, Taraneh Alidoosti

Shprehu solidaritetin me protestuesit në Iran, arrestohet fituesja e çmimit 'Oscar'

17 Dhjetor 2022, 21:38| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 15:09

  • Share

Autoritetet iraniane kanë arrestuar një nga aktoret më të njohura të vendit, pasi ajo shprehu solidaritetin me demonstruesit antiqeveritar. Taraneh Alidoosti u arrestua me akuzën e "përhapjes së gënjeshtrave" në lidhje me lëvizjen protestuese që ka kapluar vendin.

Në një postim në Instagram javën e kaluar, ajo dënoi ekzekutimin e një burri për përfshirjen e tij në protesta. Zonja Alidoosti është e njohur më së shumti për rolin e saj në filmin fitues të Oskarit "Shitësi".

Në postimin e saj, 38-vjeçarja ka vënë në shënjestër disa organizata ndërkombëtare që nuk janë shprehur kundër ekzekutimit të Mohsen Shekarit. Ai u var nga autoritetet pasi ata e akuzuan atë si një "rebel" që bllokoi një rrugë kryesore në Teheran në shtator dhe plagosi një pjesëtar të një force paraushtarake me një hanxhar.

“Ai quhej Mohsen Shekari, çdo organizatë ndërkombëtare që po e shikon këtë gjakderdhje dhe nuk merr masa është turp për njerëzimin”, ka shkruar ajo.

Sipas një postimi në llogarinë Telegram të agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, ajo u arrestua nga policia për dështimin e sigurimit të ndonjë dokumenti në përputhje me pretendimet e saj. Llogaria e saj në Instagram, e cila ka më shumë se tetë milionë ndjekës, është hequr së fundmi.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?