Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Biologjike në Izrael (IIBR) njoftuan se kanë identifikuar një tjetër antitrup monoklonal, i aftë të shkatërrojë koronavirusin
Ky është zbulimi i dytë i këtij lloji pas atij të shkencëtarëve të Universitetit të Utrecht.
Për momentin, imunoglobulina gjysmë sintetike është testuar vetëm në epruvetë, por shkencëtarët janë optimistë për vazhdimin e studimit.
Zbulimi i kësaj imunoglobuline, në gjendje të shkatërrojë virusin konsiderohet një “pikë kthese domethënëse” në krizën që ka shkaktuar anembanë botës patogjeni i shfaqur në Kinë.
Antitrupi është një imunoglobulinë gjysmë sintetike e zhvilluar në laborator. Ai është në gjendje të kopjojë funksionin e antitrupave të vërtetë njerëzorë, dhe nuk ka nga ana tjetër asnjë proteinë të dëmshme.
Një nga kufizimet e terapisë së plazmës, bazuar në infuzionin e plazmës së shëruar të pasur me antitrupa tek pacientët e sëmurë rëndë, qëndron tek fakti që procesi i pastrimit, sado i efektshëm të jetë, nuk e përjashton dot plotësisht përcjelljen e një agjenti infektiv.
Me antitrupat monoklonalë ky rrezik anashkalohet, dhe shmanget gjithashtu edhe mungesa kronike e plazmës së përshtatshme për këtë lloj terapie.
Antitrupat monoklonalë janë në gjendje të “gjurmojnë” patogjenët dhe t’i shkatërrojnë ata në trupin tonë, e për këtë arsye konsiderohen një metodë premtuese terapeutike për COVID-19.