Kombëtarja u-21 e Shqipërisë në Turqi

Sport

Shpresat e Shqipërisë rezistojnë në Stamboll, barazojnë në frymën e fundit me turqit

7 Qershor 2019, 21:35| Përditesimi: 7 Qershor 2019, 21:47

  • Share

Kombëtarja u-21 e Shqipërisë mori një brazim të vyer 2-2 në transfertën e vështirë të Turqisë në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e Euro 2021 për 21 vjeçarët. Në ndeshjen e vendosur e gjitha në pjesën e dytë kuqezinjtë e vegjël kaluan të parët në avantazh me Leonardo Malokun. 

Gëzimi në kampin kuqezi zgjati vetëm 5 minuta kur Muldur i vendasve barazoi shifrat. Më pas 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt Dervisoglu do të kalonte për herë të parë në avantazh turqit. 

Atëhere kur u mendua se do të përfundonte në humbje ndeshja për kombëtaren shqiptare, sulmuesi Shaqir Tafa arriti të shënojë golin e barazimit. Bie në sy se të dy lojtarët të cilët shënuan për kombëtaren u-21 të Shqipërisë luajnë në Itali, Tafa me Cuneo dhe Maloku me Fermanën. 

Me këtë rezultat merr barazimin e dytë rradhazi në dy ndeshje, pas asaj me Andorrën. Theksojmë se skuadrat e tjera të cilat Shqipëria u-21 ka në grup janë Austri u-21, Angli u-21 dhe Kosova u-21. Grupi kryesohet nga Turqia ndërsa Anglia dhe Austria ende nuk kanë zhvilluar ndeshjen e parë. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?