Disa lojtarë të U-21 stërviten me Kombëtaren A

Shpresat/ Trajneri Alban Bushi grumbullon talentin e Leçes

12 Nëntor, 09:18| Përditesimi: 12 Nëntor, 09:20

  • Share

TIRANË - Kombëtarja U-21 nisi zyrtarisht pasditen e së hënës përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë. Një pjesë e lojtarëve të bashkuar në grumbullim u stërvitën me Kombëtaren A në stadiumin “Air Albania“, ndërsa grupi pritet të jetë i plotë në seancën e radhës stërvitore.

Trajneri Alban Bushi ka vendosur që të thërrasë edhe Dario Dakën. Futbollisti i Leçes do të bashkohet menjëherë me grupin dhe do të përgatitet për dy ndeshjet miqësore.

Shqipëria U-21 do të luajë takimin e parë ndaj Moldavisë më 15 nëntor, në orën 14:00. Më 18 nëntor, Shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00. Të dy takimet miqësore do të zhvillohen në stadiumin e Vorës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?