Trajneri Alban Bushi dhe lista e Shpresave

Sport

Shpresat/ Trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve për miqësoren ndaj San Marinos, 9 emra nga kampionati vendas

4 Tetor, 10:05| Përditesimi: 4 Tetor, 10:09

  • Share

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë më 10 tetor ndeshjen e radhës miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 17:00.

Grumbullimi zyrtar i skuadrës kuqezi do të nisë ditën e hënë në Durrës, aty ku ekipi do të përgatitet për sfidën miqësore.

Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 21 lojtarë të grumbulluar për këtë ndeshje. Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohet në kampionatet jashtë vendit.

Deri në Europianin U-21 të vitit 2027, ku Shqipëria është e kualifikuar automatikisht si vend organizator (së bashku me Serbinë), kuqezinjtë do të zhvillojnë vetëm ndeshje miqësore. Prandaj, këto takime janë shumë të rëndësishme për të provuar grupin dhe për të parë gjendjen e skuadrës.

Lista e ekipit U-21 të Shqipërisë

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?