Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është takuar ditën e sotme më banorët e Fushë-Prezës në Tiranës, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me shpronësimet në rrugën Thumanë-Kashar. Sipas Tabakut nuk mund të ketë zhvillim nëse nuk respektohet prona e banorëve.
‘Një rrugë me kosto me vlerë 1.3 mld euro me gjatësi 21 kilometra duhet patjetër ti ofrojë gjithë mundësitë banorëve të mos ti nëpërkëmbet e drejta e tyre e pronës!’- u shpreh Tabaku.
Deputetja e PD-së tha se ndonëse rruga ka nisur, ende nuk ka një plan të qartë dhe qeveria nuk ka kryer dëgjesa publike.
‘Sot, me banorët e zonës Bërxullë dhe Fushë-Prezë të cilët janë të shqetësuar për shpronësimet në lidhje me rrugën Thumanë-Kashar.
Askush nga ne, përfshirë dhe banorët, nuk ka asnjë ankesë apo kundërshti me zhvillimin, askush nuk thotë që nuk duhet të ndërtohet. Po kur ka një kosto 61 mln euro/km katror pse shpronëson qytetarët me 4500 lek/metri katror?!
Ndonëse rruga ka nisur, ende nuk ka një plan të qartë dhe qeveria nuk ka kryer dëgjesa publike. Projekti nuk është publikuar dhe pushteti vendor ka ngritur duart duke iu dorëzuar dëshirave të qeverisë pa i llogaritur banorët.
Me të drejtë, banorët ankoheshin se vlera e shpronësimeve ka qenë më e lartë ne 2006 kur u ndërtua rruga e Rinasit se sa sot 16 vite më pas pasi atëherë 1 metër katror shpronësohej për 9000 lek/metri katror.
Kësaj i shtohet dhe fakti që projekti nuk dihet a i ofron banorëve aksesibilitetin e kërkuar dhe dobishëm që të mos humbasë lidhja me tokën e punueshme.
Nuk mund të ketë zhvillim pa respektuar pronën, nuk mund të ketë asnjë investim nëse shkelet mundi dhe djersa e këtyre banorëve të vjetër të fshatrave të Tiranës.
Një rrugë me kosto me vlerë 1.3 mld euro me gjatësi 21 kilometra duhet patjetër ti ofrojë gjithë mundësitë banorëve të mos ti nëpërkëmbet e drejta e tyre e pronës!’- shkruan Tabaku.
Dakort me ty shoqja tabaku Po nje pyetje.a Jan te jenaqur banoret QE tokes ia kan paguar taksat per vlere 1300 lek ne vit apo ai veni humbura ne fish preze e ka vleren e tokes sa ne tirane kunshitet me 50 Deri ne 100 euro metri?
Përgjigju