Kultura

Shpulla dhëndrit dhe emrat poshtë këpucës së nuses, traditat dhe ritet e veçanta të dasmave shqiptare

12 Nëntor 2021, 13:36| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 13:45

  • Share

Shumë tradita të dasmës shqiptare kohët e fundit janë harruar. Ato ndryshojnë nga rajoni në rajon mirëpo në përgjithësi kanë të njëjtën zanafillë. Mënyra se si dasma festohej para 50 vitesh ndryshon nga metodat e sotme. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ pedagogia Nora Malaj rrëfeu më tepër për dasmën e saj, të realizuar 36-vite më parë. 

 Paja mendohej shumë kohë përpara, për arsye se ti do filloje jetën dhe ishte një shqetësim që nuk e kishe vetëm ti por e gjithë familja. Dasma ime është bërë në datë 9 tetor, ndërsa e gjithë java para dasmës mori kohën e përgatitjes, sepse duhet të coje pajën, të mërkurën është dërguar paja. Unë nuk kam qenë shumë tradicionale por paja ishte e domosdoshme për të filluar jetën. Mbaj mend që gjatë verës, përtej leximit që unë bëja duhet të bëja edhe një orë punë dore sa që na ishte kthyer në bezdisje. Por unë sot e falenderoj gjyshen që më mësoi të bëja gjithcka’ u shpreh ajo.

 Ndërsa amsiva nga Devolli Mimoza Kambo Fifo tregoi më tepër për ritet e zonës së Devollit.

“Dasma fillon ditën e hënë deri ditën e dielë, mblidhen gratë e fisit, bëjnë bakllavatë ditëne  hënë, në darkë të rinjtë kërcejnë në oborrin e shtëpise së djalit. Të enjten I cohen rrobet nuses, fustani I bardhë dhe marrin rrobat e vajzës I sjellin në shtëpinë  e djalit. Pastaj ditën e shtunë ndodh dasma e vajzës. Ndërsa ditën e dielë në mëngjës, theret pula, bëhen petulla, dhëndri shkon merr nusen, krushkat vjedhin dicka të vogël por mos e marrin vesh të tjerët derisa të mbarojë dasma” tha ajo.

Traditet dhe ritet e dasmave shqiptare kanë qenë të shumta, sot ato janë zbehur por zona të ndryshme i ruajnë ende me fanatizëm disa prej tyre. Përmendim disa nga traditat kryesore ku në zonën e Tiranës, zakoni e do që një që një llokume të ndahet përgjysmë, mes vjehrrës e nuses. Labëria njihej per “duelin” me fjalë mes krushqve. Në korcë traditë e vecante mbetet buka me qiqra për nusen që të jetë pjellore ndërsa në zonën e Tepelenës, shumë harxhe në ushqim dhe shumë romuze.

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?