ROSKOVEC- Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatit Kuman të Roskovecit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Bombola ka shpërthyer në kuzhinë nuk ka pasur njerëz në banesë e nuk ka të lënduar.
Sipas gazetarit të Report TV, ka patur për dëme të shumta materiale dhe forcat zjarrëfikesë të Roskovecit ndodhen në vendngjarje. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të bombolës.
Kujtojmë që shpërthimi i bombolës në një argjendari në zonën e Bllokut në Tiranë në korrik, i mori jetën pronares dhe u plagosën bashkëshorti, punonjësja dhe dy kalimtarë.
Foto nga vendi i ngjarjes
Komento