Trajneri i KF Tiranës, Ardian Mema

Sport

Shpëtoi nga rënia në Kategorinë e Parë, Tirana rikonfirmon Ardian Memën

13 Qershor 2019, 22:08| Përditesimi: 13 Qershor 2019, 22:18

  • Share

Çudira këtë qershor në futbollin kryeqytetas ku të dyja skuadrat ikonë të Tiranës bëjnë lëvizje të papritura në stolat përkatës. Pikërisht bardheblutë e Tiranës pasi siguruan mbijetesën në Superligë duke evituar një tjetër rënie nga Kategoria e Parë konfirmojnë në krye të stolit Ardian Memën. 

Pikërisht ky trajner i cili shpesh akuzoi arbitrat, skuadrat rivale por edhe lojtarët e  tij për tolerime gjatë gjithë kampionatit sot rinovon për një vit me Tiranën. 

Skënder Gega dha dorëheqjen pasi fitoi titullin me Partizanin, kur të kuqtë kishin 26 vite pa e fituar atë ndërsa Mema konfirmohet në krye të stolit pasi shpëtoi nga rënia në Kategorinë e Parë Tiranën, klubi më të trofeshëm në historinë e futbollit shqiptar me 26 trofe Superligë dhe 16 të Kupës së Shqipërisë. 

Ndërkohë në njoftimin e saj klubi i Tiranës deklaron se trajneri Mema është i pari i cili rikonfirmohet në skuadrën e re që bardheblutë do të kenë për sezonin 2019- 2020. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?