Një total prej 11,088 km katrore (4,281 milje katrore) pyll u shkatërruan nga gushti 2019 deri në korrik 2020. Duke shkaktuar shpyllëzimin më të madh të pyjeve të Amazonës që nga viti 2008, ka njoftuar Agjencia për Hapësirë e këtij shteti, Inpe.
Shkencëtarët thonë se Amazona është përballur me humbje të shkallës së lartë, prej kur Jair Bolsonaro ka nisur të udhëheqë shtetin më 2019. Presidenti brazilian ka inkurajuar aktivitetet bujqësore dhe minierave në pyjet më të mëdha në botë. Amazon është shtëpia e rreth tre milion specieve të bimëve dhe kafshëve dhe një milion banorëve autoktonë.
Përveç inkurajimit të zhvillimit të aktiviteteve bujqësore, Presidenti Bolsonaro gjithashtu ka shkurtuar fondet për agjencitë federale që kanë fuqinë të gjobisin dhe arrestojnë fermerë të cilët presin pemë dhe dëmtojnë mjedisin.
Pyjet e Amazonës përbëjnë rajon tejet me rëndësi që ngadalëson rrugën drejt ngrohjes globale.
Të dhënat e kësaj agjencie janë preliminare, meqë të dhënat zyrtare do të publikohen në fillim të vitit të ardhshëm.
Në të kaluarën, Bolsonaro është përplasur me këtë agjenci sa u përket të dhënave për shpyllëzim.