Punëtorë vullnetarë gjatë regjimit komunist

Shqepen me mish qengji, i këndojnë komandantit të tallonit!

17 Shtator 2018, 09:20| Përditesimi: 17 Shtator 2018, 09:34

  • Share

Para pak orësh qarkulloi në rrjete sociale një filmim ku shihet këngëtari i njohur i grupit polifonik të Bençës dhe kryetar i Bashkisë së Tepelenës duke kënduar gjithë emocion e mall për komandantin (Enver Hoxhën) e kohën e tij. Tërmet Peçi i bashkisë i përhumbur nën avujt e rakisë mbante mikrofonin dhe shoqëronte me iso këngëtarin, i cili edhe ai i përhumbur nga rakia ishte ndezur edhe më shumë për “komandantin legjendar”. Të tjerët e asaj tavoline mishngrënie, një pjesë barkvarur e gushënxjerrë nga shëndeti, pasi kishin lëpirë edhe kockat e fundit i mbanin iso këngëtarit dhe Tërmetit nën emocionin e madh të përkujtimit të emrit të komandantit.

Të gjithë këta ishin mbledhur në një drekë të cilën në kohën e komandantit e kishte për privilegj vetëm byroja e madhe e partisë. Këngëtari i grupit është i njohur prej vitesh. Në repertorin e tij ka plot këngë për partinë, rfevolucionin, aksionet, etj. Fytyra e tij, dukshëm e paushqyer, është skalitur si monument i rrallë e i çmuar në filmimet e kohës. Këta, sot duan të ushqehen e të vishen si në kapitalizëm, por kujtimin duan ta kenë në enverizëm. Komandanti i tyre terrorist ishte simbolit i krimit dhe gazepit, i triskave e ballonëve, shkaktar i vuajtjes dhe fukarallëkut.

Rasti i Tërmet Peçit ishin vetëm një shembull ilustrues nga e keqja që i ka hyrë thellë Shqipërisë nga enverizmi. Kjo kategori me probleme të rënda përbëhet nga dy grupe shoqërore: pasardhësit e persekutorēve dhe injorantët. Të parët krenohen me krimet e baballarëve dhe as hanë pyka çfarëdo që t’u thuash. Të dytët janë produkt i verbërisë së vet dhe propagandës që realizoi “njeriu i ri” i komunizmit. Enveristët janë pengesë e madhe në zhvillimin normal të shoqërisë shqiptare. Të duash e të kesh idhull një terrorist, do të thotë se je rrezik potencial për gjithë shoqërinë ku bën pjesë.

Një pjesë jo e vogël e deputetëve apo kryetarëve të bashkive janë enveristë të hapur apo të fshehur. Por si Tërmeti ashtu edhe barkvarururit e tjerë të drekës i kanë tradhtuar me kohë idealet e komandantit të tyre, mbajnë vetëm emrin e tij. Tërmeti, ashtu edhe këngëtari, kanë hyrë në rrugën e “degjenerimit kapitalist”. Ata kanë pasur mundësi t’i mbajnë gjallë idealet duke filluar nga vetja. Nuk kanë ngritur asnjë kooperativë bujqësore në rrethin e tyre, modelin ekonomik më të njohur të socializmit.

Pastaj duhet të hanë vetëm bar për të mos shkelur idealet, të pinë kafe elbi, të hanë jo më shumë se 2 kg mish pule ose viçi në muaj, 2.5 kg djathë në muaj, etj. Po ashtu ata  vishen me “firmato”, duke përbuzur dokun kinez. Për çfarë e duan komandantin këta kur i kanë shkelur me të dyja këmbët porositë e tij? hanë si kapitalistë, por mendjen e kanë të ndryshkur i enveristë. /Facebook/

Komento

Komente

  • Moni: 18/09/2018 07:57

    Tollon o shtaze, jo tallon. Eshte njelloj si kanaçe dhe jo kanoçe, domate e jo damote.

    Përgjigju
  • Komunisti Vicidolit: 17/09/2018 16:08

    I pa harruar o Komandant Enveri qe na bane me hap syte e me sundue...keta barbare...pa na keta nuk bajn hajer

    Përgjigju
    • Robshi kurveleshit: 17/09/2018 20:50

      A ju hengert greqia...

  • Maks: 17/09/2018 14:45

    Kur jep mendimin dhe ky hajduti i arkivave ik o niku smatesh dot me termrtin ti ai esht nip heroi kurse ti nje mi halesh

    Përgjigju
  • Bim: 17/09/2018 13:02

    Ju komunistet jeni te pikelluar nga hipokrizia, rroft komunizmi thoni siper nje gomoneje duke shkuar ne nje vend kapitalist. Çfar sistemit duhet te gjykoj une ku ne 30 vjet gjithmone te njejtat komunista na kan qeverise. Te krahasojm Shqiperine viteve 80 me italine e gjermanine, krahasoni berlinin e perendimit me te lindjes, lirine fjales ne perendim e ne lindje se ju me sha te tjeret jeni te paret por futuni pak ne ndergjegjjen e juaj nqs e keni pas ndonje her e na kallxoni ne a kemi pas mundsi me ju sha

    Përgjigju
  • Katunari: 17/09/2018 11:46

    Tani po hame hormone

    Përgjigju
  • Tutu: 17/09/2018 10:13

    Batut katundaresh.... sikur jeta te ish vetem e ngrena.... vetem kafshet kane vetem dy funksione jetesore ushqim riprodhim... sera juaj ketu aspiron...u ben 30 vjet per secilin nga dy sistemet dhe njerzit normale gjykojne dhe kendojne per secilin kane deshiri... bejeni kete popull te kendoje dhe ju per ju po mundet....tani ... dhe jo pas 30 vjetesh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?