Shqeto përmeti nga zonja Albana

10 Nëntor 2022, 11:04| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 11:05

  • Share

Shqeto përmeti

Përbërësit:

  • 4 racione mish
  • 2 lgj miell gruri
  • 1 gotë qumësht
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lgj gjalpë
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e ndajmë në racione dhe e vendosim të ziejë në zjarr të ulët. Kaurdisim miellin me pak gjalpë dhe më pas e shuajmë me qumësht të ngrohtë duke shtuar gradualisht dhe lëngun e zierjes së mishit. E trazojmë mirë që mielli të mos kokrrizohet dhe më pas vendosim copat e mishit. Në 5 minutëshin e fundit të gatimit e presim me vezë dhe limon. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim të ngrohtë spërkatur me gjalpë të tretur dhe majdanoz të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?