Shqeto Përmeti nga zonja Vjollca

22 Mars 2021, 11:24| Përditesimi: 22 Mars 2021, 11:25

  • Share

Shqeto Përmeti

Përbërësit:

700-800 gr mish qingji

50 gr gjalp

2 lugë gjelle miell

300 ml qumësht

2 vezë

1/2 lëng limoni

kripë dhe piper të zi

majdanoz

Përgatitja:

Pasi e presim mishin në porcione, e shpëlajmë dhe e kaurdisim pak sa të përthithë lëngun e tij. Shtojmë ujin sa të mbulojë mishin dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare duke shtuar dhe pak kripë. Në pak gjalp kaurdisim 2 lugë gjelle miell si për beshamel, pa i dhënë ngjyrrë dhe shtojmë qumështin. Sa të fillojë të marrë valë shtojmë dhe lëng mishi dhe e lëmë të marrë përsëri pak valëdhe më pas e shtojmë në tenxhere. E lëmë të marrë valë së bashku me mishin për 5 minuta dhe e largojmë. Rrahim 2 kokrra vezë dhe shtojmë gjysmën e limonit të shtrydhur. Pasi të ketë rënë vala në tenxhere (të jetë ftohur pak), shtojmë në tasin me vezë pak nga lëngu i mishit. E trazojmë e më pas e shtojmë gradualisht në tenxhere. Shkrijmë pak gjalp, e përvëlojmë shqeton , e spërkatim me pak majdanoz të grirë hollë dhe e shërbejmë duke i shtuar pak piper të zi nga mulliri.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?