ITALI-Kryeministri Shqipërisë Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë për median italiane “La7”. Rama ka shprehur bindjen e tij se Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia.
"Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, është shprehur Rama në intervistën e tij për gazetarin Federico Marconi.
Më pas Rama është pyetur raportin e tij me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe se si ai ka arritur të jetë aq i lidhur politikisht me lideren romane.
“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi se kryeministri është i djathtë, i majtë apo demokristian. Është vendi më afër nesh. Për mua ideologjitë kanë vdekur kur ka rënë muri i Berlinit.” –tha Rama
Së fundi Rama është pyetur për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë.
"Shqipëria nuk ka asnjë kosto mbi operacionin që Italia do të zhvillojë në Shqipëri për emigrantët. Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore. Shqipëria i ka dhënë përgjegjësinë të shërbejë në një territor që do të menaxhohet tërësisht nga Italia."-përfundoi Rama.
Kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq ditën e djeshme në “prime time” në T7 në Itali në një intervistë me gazetarin italian Federico Markoni.
Mes të tjerash, gazetari e pyeti për zërat nëse këtë verë kryeministri shqiptar ishte takuar me Giorgia Melonin meqë kjo e fundit ishte “zhdukur” katër ditë nga qarkullimi në Itali, por kryeministri shqiptar e mohoi.
Ndërkohë, një detaj në tavolinën e punës së kryeministrit shqiptar, tërhoqi vëmendjen e gazetarit italian.
Pjesë nga intervista:
Vitin e kaluar Giorgia Meloni ishte turiste në Shqipëri. Po këtë vit e keni takuar?
Rama: Jo këtë vit gjatë verës nuk jemi parë.
Po pse në Itali qarkulluan zëra se për 4 ditë që u zhduk, kishte ardhur këtu për t’ju takuar…
Rama: Po, por në Itali qarkullojnë zëra për gjithçka e për të gjithë, por kjo nuk është e vërtetë. Do ishte bukur të ishte e vërtetë por nuk është.
Dhe një pyetje që nuk e kisha planifikuar. Pse e ke Putin në tavolinën tënde të punës?
Rama: Se më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh aftësinë e autoironisë, të kesh sensin e ironisë së historisë edhe nëpërmjet këtyre objekteve të vogla, është e rëndësishme për të mos qenë skllav i historisë dhe të mos e marrësh veten shumë seriozisht.
Si shume lart po gjuan! Italia ben pjese te G7,po ne ku bejme pjese ,tek Z100?! Here tjeter syno te krahasohesh me Kroacine minimalisht e Rumanine maksimalisht,se nuk shkon dot me teper edhe sikur te pelcasesh nga zilia.
PërgjigjuSi cila Italy? Ajo e jugut apo e Veriut? Sepse asaj te jugut ja kemi kaluar tashme. 4 familje mafioze kane ata, 3 ne kryeqytet plus 4 ne cdo qytet kemi ne. Gjithe rinia e Italise se Jugut kane emigruar. Po ashtu dhe ne. Njesoj jemi. Te varfer Italianet e Jugut. Te Shkundur ne.., etj etj etj.
PërgjigjuMese e drejte