'Arena Egnatia' dhe Arben Dervishaj

Sport

Shqipëri 2025/ Investohet në 'Arena Egnatia', shtohen tribunat dhe sistemi i ndriçimit! Dervishaj: Vjen UEFA për inspektim

9 Janar, 12:54| Përditesimi: 9 Janar, 12:56

  • Share

Shqipëria do të mirëpresë për herë të parë finalet e Kampionatit Europian U-17, kjo në muajin maj 2025.  

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, do të organizojë këtë event historik, duke zhvilluar të gjitha ndeshjet në katër stadiume të përzgjedhura; “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana”.

Stadiumi “Egnatia Arena” në Rrogozhinë është drejt përfundimit të rikonstruksionit të plotë. Investimet përfshijnë; instalimin e një sistemi modern ndriçimi, pajisjen me ekran led perimetral, punime në tribuna dhe vendosjen e stolave të rinj dhe përmirësime të tjera të infrastrukturës së stadiumit.

Ndërkohë që në Rrogozhinë për inspektime këtë të enjte ka qenë zv.presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj. Ai tha se po punohet me ritme të shpejta që gjithçka të jetë gati, me stadiumin që sipas përcaktimeve të UEFA do jetë i Kategorisë 3.

"Punimet kanë ecur mirë, është bërë goxha punë. Tani kemi përgatitjet e fundit për t'i dhënë formë stadiumit, që të jetë gati për Superligën dhe Euro 2025. Në fund të janarit do kemi një vizitë nga specialistët e UEFA-s që do vlerësojnë të gjitha detyrat që na kanë lënë dhe ato që duhen për finalet.

Duhet të biem dakord edhe me klubin se kur do e zhvillojmë ceremoninë e inaugurimit të stadiumit. FSHF dhe klubi Egnatia kanë investuar rreth 2 milionë euro në fazën e dytë. Kemi impiantin e ndriçimit me drita Led me intensitet ndriçimi 1500 lux që i standartit ndërkombëtar. Stadiumi është i Kategorisë 3 sipas përcaktimeve të UEFA-s", tha Arben Dervishaj.

Finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të zhvillohen nga 19 maji deri më 1 qershor 2025.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?