Shqipëria dhe Greqia marrëveshje për luftën kundër krimit ndërkufitar dhe atij të organizuar, krijohet qendra e kontaktit në Kakavijë (VIDEO)

18 Janar 2021, 16:04| Përditesimi: 18 Janar 2021, 22:03

  • Share

Shqipëria dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin dhe funksionimin e një qendre të përbashkët të bashkëpunimit policor dhe doganor greko-shqiptar në piken kufitar në Kakavijë.

Marrëveshja u nënshkruar Zëvendësministri i Brendshëm i Shqipërisë Julian Hodaj, i cili ka nën menaxhim çështjet e kufirit dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Eleftherios Oikonomou.

Per zëvendësministrin e brendshem shqiptar Julijan Hodaj, kjo qender do të ketë mundësinë për të parë situatën nga afër në kufirin Greko-Shqiptar dhe për t'u informuar në lidhje me problemet që lidhen me pandeminë si dhe situaten aktuale.

“Marrëveshja kontribuon nga njëra anë në konfirmimin e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve dhe nga ana tjetër në forcimin e bashkëpunimit tonë tashmë ekzistues, duke synuar së bashku gjetjen e mënyrave për të përballuar dhe luftuar sfidat moderne dhe kërcënimet e sigurisë të vendeve tona", tha Oikonomou.

Qendra e Kontaktit është vendosur në një ndërtesë në tokën greke, në zonën e pikës së kalimit kufitar në Kakavijë dhe do të administrohet nga policia dhe personeli doganor i të dy vendeve, të cilët do të punojnë në një hapësirë ​​të vetme.

Qëllimi kryesor i Qendrës është shkëmbimi i informacionit ndërmjet autoriteteve kompetente të zbatimit të ligjit, në nivel rajonal dhe përmirësimi praktik i bashkëpunimit kufitar në kontrollin e krimit të organizuar ndërkufitar dhe emigracionit të paligjshëm.

Shkëmbimi i informacionit, përmes Qendrës, ka të bëjë kryesisht me emigracionin e paligjshëm, trafikimin e qenieve njerëzore, ekstremizmin e dhunshëm, falsifikimin e dokumenteve, trafikimin e paligjshëm ë drogës, armëve të zjarrit dhe municioneve, si dhe shkeljet e Kodin Doganor.

Ora 21:01
Marrëveshja Shqipëri-Greqi/ Yuri Kim: Gëzohem kur miqtë tanë punojnë së bashku për të zgjidhur problemet

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim përshëndeti sot marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë për sa i përket forcimit të bashkëpunimit kufitar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan se gëzohet kur miqtë punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.

“Marrëveshja e sotme mes Shqipërisë dhe Greqisë është një hap pozitiv. Kontrolli më i mirë i kufirit forcon sigurinë e të dy vendeve dhe rajonit. Gëzohem të shohim miqtë tanë duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta,” shkruan Kim në Twitter.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Latif: 19/01/2021 07:07

    Kjo eshte vonuar qe nga 2016

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?