Goglat e shortit

Sport

'Shqipëri dhe Serbi 2027', hidhet nesër shorti i fazës kualifikuese për Euro U-21! Dy vendet e para finaliste

5 Shkurt, 11:20| Përditesimi: 5 Shkurt, 11:22

  • Share

“Shqipëri dhe Serbi 2027” nis nesër në orën 9 të mëngjesit në Nyon të Zvicrës ku do të mbahet edhe shorti i kualifikueseve i cili do të përcaktojë rrugëtimin e 51 kombëtareve drejt fazës finale të këtij kompeticioni që tashmë njeh dy finalistet e para, të cilat janë dy vendet organizatore.

Sipas UEFA-s në short do të jenë gjashtë vazo ku do të caktohen gjashtë grupe me gjashtë ekipe dhe tre grupe me pesë skuadra. Në fazën finale të “Shqipëri dhe Serbi 2027” do të kualifikohen direkt nëntë skuadrat e para në grupe si dhe e dyta më e mirë. Ndërsa tetë skuadrat e mbetura do të luajnë me njëra-tjetrën për të nxjerrë edhe 4 finalistet e fundit të eventit që do të mbahet në qershor 2027 në Shqipëri dhe Serbi.

Vazo 1: Spanjë, Angli, Portugali, Holandë, Gjermani, Francë, Ukrainë, Itali, Danimarkë

Vazo 2: Rumani, Zvicër, Kroaci, Rep.Çeke, Poloni, Norvegji, Belgjikë, Gjeorgji, Rep.Irlandë

Vazo 3: Slloveni, Finlandë, Suedi, Austri, Sllovaki, Greqi, Islandë, Hungari, Bullgari

Vazo 4: Skoci, Uells, Izrael, Maqedori e Veriut, Turqi, Kosovo, Irlanda e Veriut, Ishujt Faroe, Moldavia

Vazo 5: Bjellorusia, Mali i Zi, Bosnie dhe Herzegovina, Qipro, Letonia, Lituania, Kazakistan, Azerbajxhani, Luksenburg

Vazo 6: Estonia, Malta, Armenia, Andorra, Gjibraltari, San Marino

Komiteti Ekzekutiv dhe Paneli i Emergjancave në UEFA kanë vendosur se Armenia dhe Azerbajxhani nuk mund të shortohen në të njëjtin grup. E njëjta gjë vlen edhe për Bjellorusinë dhe Ukarainën, Gjibraltarin dhe Spanjën si dhe Kosovën dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Kualifikueset e “Euro 2027”:

▪ 17–25 Mars 2025

▪ 2–10 Qershor 2025

▪ 1–9 Shtator 2025

▪ 6–14 Tetor 2025

▪ 10–18 Nëntor 2025

▪ 23–31 Mars 2026

▪ 21 Shtator–6 Tetor 2026

Play-off

▪ 9–17 Nëntor 2026

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?