Shqipëria dhe Italia firmosën sot një memorandum bashkëpunimi që parashikon ngritjen e Komisionit të Përbashkët Italo-Shqiptar, për bashkëpunim mes Doganave Shqiptare, Doganave Italiane dhe Guardia di Finanza.
Memorandumi do të jetë një instrument për forcimin e lidhjeve, shkëmbimin e informacionit dhe lehtësimin e dialogut ndërmjet Administratave Doganore të Italisë dhe Shqipërisë.
Komisioni do të kryejë monitorimin e bashkëpunimit mes administratave doganore të dy vendeve dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta në kuadër të përafrimit të procedurave dhe legjislacionit me standardet dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.
Ndërsa agjencia e Doganave dhe Monopoleve të Italisë e quan një hap të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe mashtrimit në tregtinë ndërkombëtare.
Për të firmosur këtë memorandum në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare ndodhen Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, z. Roberto Alesse dhe Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, z. Andrea De Gennaro.
Ata u pritën sot nga Ministri i Financave, Ervin Mete. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i deritanishëm mes administratave doganore të dy vendeve dhe u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm në të ardhmen.
Në mënyrë të veçantë, palët biseduan mbi lehtësimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, përputhjen e procedurave doganore me standardet e Bashkimit Europian, rritjen e mëtejshme të sigurisë ndërkufitare dhe luftën kundër aktiviteteve të paligjshme.
Ministri Mete shprehu angazhimin e Ministrisë së Financave dhe institucioneve të saj për të rritur nivelin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë dhe vlerësoi si një zhvillim pozitiv nënshkrimin e Memorandumit, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, z. Roberto Alesse dhe Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, z. Andrea De Gennaro gjatë vizitës zyrtare në Tiranë shoqërohen nga ambasadori italian këtu, Fabrizio Bucci.
Agjencia e Doganave dhe Monopoleve të Italisë e quajti firmosjen e memorandumit të bashkëpunimit Shqipëri – Itali si një zhvillim mjaft të rëndësishëm.
“Një lajm shumë i rëndësishëm në fushën e doganave. Sot në Tiranë u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet agjencisë doganore dhe monopoleve Guardia di Finanza dhe administratës doganore shqiptare. Kjo shënon nisjen e Komisionit Italo-Shqiptar kundër Kundërvajtjeve Doganore, një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër kontrabandës dhe mashtrimit në tregtinë ndërkombëtare”
Për firmosjen e këtij memorandumi në Tiranë ndodhen për vizitë zyrtare Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, z. Roberto Alesse dhe Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza, z. Andrea De Gennaro. Ata u shoqëruan nga ambasadori italian Fabrizio Bucci