Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri - Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.
Ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link .
Duket se interesi i ulët për këtë ndeshje ka detyruar FSHF-në që t'i nxjerrë biletat në shitje edhe fizikisht, paçka se në njoftimet e mëparshme të tyre kanë treguar se biletat do ishin vetëm në shitje online, madje do kishte edhe procedura përzgjedhje për tifozët.
Komente

Nuk është ne rregull se qka apo si veprojnë ata Bosat e Kombëtares se Shqipëris po unë kamë paguar afër 500 Euro për një bilet e kjo nuk Existon askund ne rrozullin tokësor..Unë për vetën time kurrën e kurrës ma ne jetën time as qe me shkonë mendja me shku ne Stadion me pa lojën e Kombëtares deri sa te janë ata hajna ata flliqana ne karrikat e Bossav..Është për keqardhje se si njerëzit tonë për lekë gjdo gjë janë ne gjendje me ba
Përgjigju