Shqipëri - Poloni bashkëpunim për edukimin mediatik: Propaganda dhe dezinformimi rus përbëjnë kërcënim serioz

11 Shtator, 18:58| Përditesimi: 11 Shtator, 21:21

  • Share

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi priti Presidentin e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit  Polak (KRRIT), Maciej Swirski. Gjatë takimit Kryetarja Krasniqi shprehu vlerësimin për mundësitë e reja të bashkëpunimit që hapen sot mes dy rregullatorëve të dy vendeve. 

“Kjo është e rëndësishme, sepse mendoj se vetëm kështu, ne mund të jemi të suksesshëm në punën tonë: duke ndarë idetë dhe planet tona për të përballuar sfidat e kohës, me të cilat po përballen aktualisht autoritetet që ne drejtojmë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka bërë një prezantim të punës së AMA dhe objektivat, siç janë miratimi i ndryshimeve ligjore dhe harmonizimi me Direktivën e BE-së si dhe ndryshimet e mëtejshme që parashikojnë përfshirjen e konceptit të Matjes së Audiencës ne ligj; luftën kundër piraterisë së të drejtave të transmetimit dhe vijimësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë që punojnë në fushën e medias, në favor të përmirësimit të cilësisë së gazetarisë në median audiovizive dhe jo vetëm.

“AMA do të vazhdojë forcimin dhe zhvillimin më tej të bashkëpunimeve, tashmë të konsoliduara, me partnerë të ndryshëm, që punojnë në fushën e mediave, për realizimin e objektivave të përbashkët në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, dezinformimit etj”, shton Krasniqi.

Mes dy krerëve të autoriteteve rregullatorë u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi i cili bazohet në katër shtylla të rëndësishme: matja e audiencës, edukimi mediatik, hulumtimi i opinionit publik dhe metodologjia e monitorimit të përmbajtjes audiovizive.

 “Shpresojmë të forcojmë urat e bashkëpunimit, pse jo edhe të shkëmbejmë me njëri-tjetrin eksperiencat më të mira në fushën rregullatore të medias audiovizive", ka thënë Krasniqi.

 “Kombi i madh i Shqipërisë meriton të vërtetën në media, po ashtu edhe Polonia. Kërcënimi më eminent dhe serioz për të vërtetën është propaganda dhe dezinformimi rus, dhe ne duhet të promovojmë Edukimin Mediatik”, është shprehur Swirski.

Memorandumi i Bashkëpunimit i hap rrugën kështu një bashkëpunimi të gjatë mes dy institucioneve, qoftë në përmirësimin e mëtejshëm të punës, edhe në shkëmbimin e eksperiencave mes tyre.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?