Kombëtarja U21

Maldin Kaçurri ftohet për herë të parë, Shqipëria U-21 luan në 'Air Albania' ndaj Armenisë! Trajneri Bushi publikon listën

5 Tetor, 09:21| Përditesimi: 5 Tetor, 09:29

  • Share

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë më 15 tetor në stadiumin “Air Albania“, në orën 18:00.

Të hënën nis grumbullimi i Kombëtares U-21 për këtë sfidë, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar për këtë takim.

11-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Bie në sy se për herë të parë me U-21 është ftuar Maldin Kaçurri, mbrojtësi që këtë sezon debutoi me ekipin e parë të Arsenalit.

Pas fitores ndaj Zvicrës U-21 në transfertë, Shqipëria do të kërkojë triumfin e radhës në “Air Albania”. Procesi i shitjes së biletave vijon për ndeshjen Shqipëri U21 - Armeni U21 dhe të gjithë tifozët kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun: Biletat e ndeshjes: Shqipëri U21 – Armeni U21

Lista

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?