Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka publikuar një video, ku shprehet se Edi Rama gënjen shqiptarët në mënyrë publike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dumadeklaron se Edi Rama kishte thënë në dhjetor 2019 se në fillim të 2020, Spitali i Laçit do të ishte gati, mirëpo sot aty ka vetëm gërmadha.
Sipas saj, Shqipëria e Edi Ramës është vetëm 3D, pasi realiteti është dramatik.
"Shqipëria i zgjidh hallet me 3D!
Qytetarët e Laçit që prej fundit të qershorit marrin kujdesin shëndetësor në spitalin 3D të Edi Ramës.
Kryeministri, i cili fill pas tërmetit u shfaq me orë të tëra në ekrane me kostumin e propagandës, më 14 dhjetor i’u premtoi qytetarëve dhe stafit mjeksor të spitalit rajonal të Laçit, shembur pothuajse krejt nga tërmeti, se do ta ndërtonte spitalin e ri brenda 6 muajve të parë të vitit 2020.
Por si çdo premtim me videoprojektor dhe propagandë kryeministrore edhe spitali i Laçit mbeti thjeshtë një gënjeshtër.
Iku pranvera bashkë me verën dhe spitali i Laçit është thjesht një grumbull inertesh dhe rrënoja si dëshmi e gënjeshtrës së Edi Ramës për banorët e bashkisë së Kurbinit.
Spitali jo vetëm që s’ka përfunduar, por akoma nuk është pastruar nga rrënojat ku 9 muaj më parë Edi Rama lëshonte gënjeshtra pa teklif", shkruan Duma.
se eshte piktor jo per gje
Përgjigjuky (Rama) t pakten 3d e qan kta as 3d si bejn dot ktu eshte diferenca
Përgjigju