Kryeministri Edi Rama

Politikë

Shqipëria anëtare e SEPA-s, Rama: Qytetarët shqiptarë do të paguajnë komisione më të ulëta për transfertat e parave

7 Tetor, 11:45| Përditesimi: 7 Tetor, 11:51

  • Share

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në postimi në rrjetet sociale, shkruan se Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s.

Rama shkruan se duke filluar që sot (7 tetor), qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE.

Më tej kryeministri thekson se me anëtarësimin në SEPA, shqiptarët do të kursejnë rreth 20 milionë euro në vitin e parë.

Postimi i Ramës:

RRUGA DREJT ANËTARËSIMIT dhe suksesi në negociata, sjellin një LAJM SHUMË TË MIRË

Nga sot, 7 tetor, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE

Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro) dhe shqiptarët do të paguajnë Komisione të njëjta me transfertat brenda vendit - sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë parashikohet një kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptare.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?