Salia e OSBE ne Vjene

Politikë

Shqipëria anëtare e trojkës, drejton kryesinë e radhës së OSBE-së në 2020

5 Dhjetor 2018, 17:45| Përditesimi: 5 Dhjetor 2018, 19:42

  • Share

Kryesuesja aktuale e OSBE-së, Italia, përmes një njoftimi në twitter bëri të ditur se Shqipëria do të jetë pjesë e trojkës që do të drejtojë organizatën në vitin 2020, bashkë me Sllovakinë.

Sipas njoftimit, Italia e përgëzon diplomatët shqiptarë në Vjenë për marrjen e kryesisë pas gati më shumë se një vit.

Anëtarësimi i Shqipërisë me të drejta të plota në KSBE ( OSBE që nga viti 1995) u bë më 19 qershor 1991. Shqipërisë në kushtet e vititi 1990 iu ofrua vetëm statusi i vëzhguesit. Ajo filloi të merrte pjesë si vëzhguese  në aktivitete të KSBE duke filluar nga Konferenca mbi Dimensionet Humane e mbajtur në Kopenhagen në qershor 1990.

Me 10 qershor 1991, Komisioni mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (Komisioni i Helsinkit) me qendër në Uashington, publikoi qëndrimin e tij  në Neës Release në favour të kërkesës së Shqipërisë per anëtarësi të plotë në KSBE në takimin e qershorit. Kanali televiziv i lajmeve CNN, pasi dha njoftimin për mbledhjen e qershorit në Berlin dhe ceremoninë e pranimit të Shqipërisë në KSBE, e përfundonte lajmin “ …Tani me demokratizimin e Shqipërise Evropa u bë e plotë.” Vendimin e ka përshëndetur edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca me anë të një statusi në Twitter. 

Postimi ne Twitter i kryesues se OSBE, Italise

Ora 18:26
Shqipëria pjesë e trojkës së OSBE-së, Soreca: Mbështesim rrugëtimin tuaj në këtë rol vendimtar

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin se Shqipëria do të jetë pjesë e trojkës që do të drejtojë organizatën e OSBE-së në vitin 2020, bashkë me Sllovakinë.

“Mezi presim por gjithashtu mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë në këtë rol vendimtar,”-shkruan Soreca në Twitter.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?