Shqipëria është bërë e para nga vendet e Ballkanit Perëndimor që anëtarësohet në Fondacionin Akademia e së Drejtës Evropiane (ERA). Kështu bën me dije ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një postim në rrjetet sociale, teksa ishte i pranishëm në Tier të Gjermanisë.
Sipas Manjës, nëpunësit civil shqiptarë si dhe anëtarët e sistemit juridik, tashmë do të përfitojnë nga ky anëtarësim, në eventet e organizuara nga ERA. Si një anëtare, shton Manja, Shqipëria do të ketë vendin e saj në Bordin Drejtues të ERA.
Më tej shton ministri i Drejtësisë, ky bashkëpunim do të sjellë një harmonizim ligjor më të mirë me standardet e BE-së, ngritje të kapaciteteve profesionale, bashkëpunim ndërkombëtar më të ngushtë, përgatitje më të mirë për anëtarësimin në BE dhe një shtim të ekspertizës ligjore për komunitetin e zbatuesve të ligjit në Shqipëri.
‘Sot në Trier të Gjermanisë, Shqipëria, përmes Ministrisë së Drejtësisë, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian në fushën e zbatimit të ligjit, duke u bërë e para nga vendet e Ballkanit Perëndimor që anëtarësohet në Fondacionin Akademia e së Drejtës Evropiane (ERA).
Nëpunësit civil shqiptarë si dhe anëtarët e sistemit juridik, tashmë do të përfitojnë nga ky anëtarësim, në eventet e organizuara nga ERA. Si një anëtare, Shqipëria do të ketë vendin e saj në Bordin Drejtues të ERA.
Ky bashkëpunim do të sjellë një harmonizim ligjor më të mirë me standardet e BE-së, ngritje të kapaciteteve profesionale, bashkëpunim ndërkombëtar më të ngushtë, përgatitje më të mirë për anëtarësimin në BE dhe një shtim të ekspertizës ligjore për komunitetin e zbatuesve të ligjit në Shqipëri.
Një falenderim për të gjitha vendet anëtare të Fondacionit ERA, Presidentin e Fondacionit, Bordin Drejtues dhe Drejtorin e Akademisë, për përkrahjen dhe angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të rëndësishëm të Shqipërisë drejt përmirësimit të sistemit tonë ligjor.’- shkruan Manja.