Takimi i ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu me krerët e strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes të BE

Politikë

Shqipëria bëhet pjesë e programit 'Military Erasmus', për formimin e kadetëve në akademitë ushtarake evropiane

4 Mars, 15:39| Përditesimi: 4 Mars, 15:54

  • Share

Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke u bërë pjesë e programit “Military Erasmus”, i cili do t’u mundësojë kadetëve shqiptarë të trajnohen në mbi 10 akademi ushtarake të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ky zhvillim u konfirmua gjatë takimeve të ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu me krerët e strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes të BE, në Bruksel. Fokusi kryesor në këto takime ishte fuqizimi i industrisë ushtarake dhe rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë sektor.

Gjatë takimit të ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu me Marie - Agnes Strack - Zimmermann, kryetare e Komisionit për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Parlamentin Evropian, u vlerësua kontributi i Shqipërisë në fushën e Sigurisë në Evropën Juglindore.

Teksa Shqipëria po përparon në mënyrë të gjithanshme në procesin e anëtarësimit, kërkova që vendi ynë të bëhet pjesë e mekanizmave të rinj të mbështetjes së industrisë ushtarake që Bashkimi Evropian po zhvillon për vendet e saj anëtare”, theksoi ministri Vengu.

Një tjetër takim i rëndësishëm u zhvillua edhe me Fergal O’Regan, drejtuesin e Kolegjit Evropian për Sigurinë dhe Mbrojtjen, ku u diskutua mbi ngritjen e kapaciteteve akademike, shkëmbimin e përvojave në fushën e kërkimit dhe inovacionit si dhe pasurimin e kurrikulave të trajtimit ushtarak.

O’Regan mikpriti përfshirjen e Shqipërisë në “Military Erasmus”, gjë që hap dyert për një formim më cilësor dhe të standardizuar për kadetët shqiptarë në akademitë prestigjioze të BE.

S.B/A.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ISH OFICER I U.P.: 04/03/2025 17:41

    MIRË SHUMË MIRË PO USHTARËT, ARMATIMI, E TEKNIKA KU JANË????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?