Xhirimet në Bunk'art

Shqipëria bëhet tërheqëse edhe për produksion filmash! ‘L’amor Fuggente’, së shpejti vjen filmi italo-shqiptar me skena të xhiruara në Bunk’Art në Tiranë

17 Dhjetor 2022, 17:22| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 17:26

  • Share

Vendi ynë është vënë në qendër të vëmendjes jo vetëm nga turistët e huaj, por edhe nga komuniteti i artit dhe kulturës së huaj. Së fundmi një prodhim kinematografik italo-shqiptar është duke u xhiruar në Shqipëri, ku pjesë e rëndësishme e xhirimeve është edhe Bunk’Art 1.

Regjisori Davide Lomma që do të sjellë filmin ‘L’amor Fuggente’ në vitin 2023 duket se ka zgjedhur atraksionin turistik të veçantë në kryeqytetin shqiptar për të xhiruar disa nga skenat e filmit, te prodhura nga kompania italiane Play Entertainment dhe kompania shqiptare A.B. Film.

Filmi italo-shqiptar ‘L'amor Fuggente’ është komedi romantike i drejtuar nga Davide Lomma që tregon historinë e një cifti që jeton bashkë prej disa vitesh. Ata janë Fil dhe Mia te interpretura nga Lorenzo Adorni dhe Katerina Shulha, të cilët kanë karaktere dhe prirje të ndryshme por shkojnë shumë mirë.  Ai është regjisor elektik ndërsa ajo është mësuese matematike.

Historia e tyre pëson krisje prej një debati. Mia po mendonte që t’i propozonte martesë por Fil ia mbath para se të ndodhë kjo gjë. Pikërisht nga këtu lindin një sërë historish ku përfshihen miqtë dhe të afërmit e tyre, të gjitha të ndërthurura në një histori të vetme që vjen me një fund surprizë…

Mes aktorëve që do të jenë pjesë e këtij filmi është edhe shqiptarja Eva Çela. Për të parë se si do të përfundojë historia e Fil dhe Mia na mbetet të presim vitin 2023 kur do të përfundojnë xhirimet dhe filmi të dalë në kinema.

Foto nga xhirimet e filmit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?