Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ tha se dronët do të jenë dobirpurëse për të mirën e ligjit në vend. Sipas kreut të qeverisë nuk po jetojmë në kohë të sigurta, duke ju referuar luftës në Ukrainë.
'Ne do nënshkruajmë për paketën e plotë. Tre dronët që do të vijnë së pari, do të jenë të armatosur dhe do të jenë të gatshëm për çdo rast, ku dhe kur dhe shpresoj të mos ndodhë kurrë, por nuk jetojmë në kohë fort të sigurta, kur pra dhe ku siguria jonë kombëtare të jenë nën kërcenim, në këtë rast do të jemi gati për luftë, por ndërkohë ato do të jenë gati dhe për një gamë të plotë aktivitetesh që do të jenë mjaft dobiprurëse për mirëqeverisjen në vend, për sundimin e ligjit në vend, për sigurimin e pronave në vend dhe po kështu dhe për personat që për shkak të situatave të emergjencave civile mund të jenë të rrezikuara. Pra, dronët do të na ndihmojnë që të montojmë trafikun, do të na ndihmojnë për të ndjekur personat e kërkuar, pra do t’i shërbejnë dhe policisë dhe për të monitoruar tërësisht territorin dhe të arrijnë kapacitet të fjalës së fundit për të luftuar kultivimin e narkotikëve në terren, për të monitoruar zjarret dhe pyjet e po kështu për të vazhduar dhe për të siguruar që lufta që ka qenë dhe po vazhdon ende nga toka ku vijnë partnerët tanë, nga lufta kundër ndërtimeve të paligjshme, gjithashtu dhe shfrytëzimit të pronave ndonjëherë si të thuash në dëm të pronës publike dhe ndonjëherë në dëm të personave privatë të vazhdojë.
Nuk dua të marrë më shumë prej kohës suaj këtu, por sërish dua të them që është e pamundur të falënderoj mjaftueshëm zotin President, mikun tonë të dashur dhe mikun e shkëlqyer të këtij vendi dhe të këtij kombi Presidentin Erdogan, ministrin e mbrojtjes, i cili ka qenë mjaft i prirur të na ndihmojë sepse i gjithë operacioni nuk ishte i lehtë, sa i përket ndërtimit të kanaleve të duhura ligjore nga ana financiare. Po kështu, dua të falënderoj me zemër drejtorin ekzekutiv, të cilit nuk i kam qenë dëshmitar në dasmë, por i cili është treguar kaq i sjellshëm dhe kaq i hijshëm sa të na ofrojë kushte shumë të mira. Ka qenë shumë e rëndësishme për ne që të kishim këtë fleksibilitet që na është treguar nga kompania dhe nga drejtori ekzekutiv, ndërkohë që e dimë shumë mirë që aktualisht ata nuk mund të prodhojnë, jo vetëm çdo gjë që iu kërkohet, por nuk di sa përqind mund të prodhojnë sepse kërkesat për Bajraktar janë në rritje.'- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Firmoset marrëveshja, Shqipëria merr 3 dronët e parë ‘Bayraktar’ nga Turqia, Rama: Dobiprurës për sigurinë kombëtare! Flota do zgjerohet më 2023
M.Q./ReportTv.al