Shqipëria bëhet zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki

13 Qershor, 17:31| Përditesimi: 13 Qershor, 22:25

  • Share

Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki.

Lajmi është dhënë ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Rama shprehet se anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar kështu një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja.

Ishte ministri i Jashtëm, Igli Hasani firmosi memorandumin e mirëkuptimit, ndërsa e cilësoi anëtarësimin e Shqipërisë si një hap të rëndësishëm në angazhimin e vendit tonë për sigurinë e përbashkët me aleatët e NATO-s dhe vendet anëtare të BE-së.

“ Vetëm nëpërmjet komunikimit të hapur dhe mbështetjes reciproke, ne mund të zhvillojmë strategji efektive për t'iu kundërvënë këtyre sfidave komplekse dhe për të mbrojtur demokracitë e vendeve tona”, tha ai.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?