Shqipëria dërgon 'Delegacionin' në Oscar (VIDEO)

20 Shtator 2019, 13:23| Përditesimi: 20 Shtator 2019, 14:22

  • Share

Filmi “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit edhe me skenar të të ndjerit Artan Minarolli, pas çmimit të madh “Grand Prix” në Varshavë edhe vlerësimit, si "Filmi më i mirë i gjatë" në Festivalin e Triestes është përzgjedhur nga Komisioni i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Oskar” në kategorinë për “Filmin Artistik Ndërkombëtar më të mirë” në AMPAS.

Ngjarjet në filmin “Delegacioni” zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa, në Tiranë vjen një delegacion evropian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Kusht ky, që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bind delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.

Përpos vlerësimit në Varshavë, “Delegacioni” është përzgjedhur për të qenë pjesë e mbi 16 festivaleve ndërkombëtare, në të cilat në 11 prej tyre është vlerësuar me çmime.

Ndërsa, për të njëjtën kategori Kosova ka përzgjedhur filmin “Zana” me regji të Antoneta Kastratit. Filmi ‘Zana’ ka në qendër dramën tronditëse të një gruaje të re nga Kosova, e cila përpiqet të bëhet nënë, derisa ballafaqohet me tmerret e së shkuarës së saj të errët gjatë luftës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?