Foto ilustruese

Politikë

Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të trajnuar forcat e Armatosura të Ukrainës

18 Dhjetor 2024, 18:08| Përditesimi: 18 Dhjetor 2024, 18:14

  • Share

Qeveria miratoi sot një vendim për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani, për ndihmë dhe trajnim të forcave ukrainase.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, katër ushtarakë shqiptarë do të angazhohen në këtë mision, i cili ka për qëllim dhënien e ndihmës dhe trajnimin e personelit të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Misioni do të zgjasë tre vjet, me rotacion çdo 180 ditë. Për çdo grup, periudha e shërbimit do të përfshijë edhe ditët për marrje dhe dorëzim detyre, si dhe vonesat e mundshme të transportit strategjik.

Ministria e Mbrojtjes do të mbulojë të gjitha shpenzimet e ushtarakëve gjatë këtij misioni, duke përfshirë: Dietat ditore prej 12,000 lekësh, përveç pagës mujore. Do të përfshijë shpenzimet për akomodim, ushqim, lavanderi, ujë të pijshëm, energji elektrike, sigurimin e jetës dhe shëndetit, si dhe mbështetje shëndetësore.

Shpenzimet për telefon, internet, shërbime postare, transport dhe aktivitete social-kulturore.

Në rast emergjencash, si sëmundje, vdekje apo pamundësi për përfundimin e misionit, kthimi i personelit në atdhe do të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë sapo të publikohet në Fletoren Zyrtare. Ky angazhim tregon mbështetjen e Shqipërisë për përpjekjet ndërkombëtare në ndihmë të Ukrainës, në kuadër të solidaritetit me partnerët e NATO-s.


Lajmi kryesor:

Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'


S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?