Edi Rama

Politikë

‘Shqipëria, destinacion i preferuar për dashamirësit e natyrës’, Rama: 867 mijë vizitorë eksploruan zonat e mbrojtura në katër muajt e parë të vitit

2 Qershor, 13:27| Përditesimi: 2 Qershor, 13:32

  • Share

Interesi i vizitorëve për zonat e mbrojtura të vendit është në rritje. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një shifër pozitive, teksa thotë se vetëm në katër muajt e parë të vitit, ka pasur 867 mijë vizitorë.

Kjo shifër, thotë kreu i qeverisë, është 60 mijë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

“Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura – 60 mijë vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës”, thotë Rama.

May be an image of text that says 'VIZITORET VIZITORỄTNEZONAT NẼ ZONAT E MBROJTURA MINISTRIA MINISTRIAETURIZMIT TURIZMIT DHEMJEDISIT DHE MJEDISIT JANAR- -PRILL JANAR-PRILL2024 2024 807 mijë JANAR. PRILL 2025 867 mijë AGJENCIA OMBETARE ZONAVE TE MBROJTURA'

Postimi i kryeministrit Rama 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?