Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit

Ekonomi

Shqipëria destinacion turistik favorit, INSTAT: Rritet numri i fluturimeve për 2018-ën/ Shifrat

27 Korrik 2018, 21:21| Përditesimi: 27 Korrik 2018, 21:23

  • Share

Numri i fluturimeve ajrore përgjatë muajit qershor 2018 shënoi një rritje prej 13.1% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Shqipëria tashmë ka hyrë në hartën e destinacioneve turistike europiane, duke reflektuar një interes në rritje të numrit të turistëve dhe vizitorëve të shumë që vizitojnë vendin tonë. Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi se vetëm në qershor të këtij viti numri i fluturimeve arriti në 2314.

Sipas INSTAT-it, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore në gjashtëmujorin e parë 2018 është 1 270 329 duke u rritur me 13.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitet e fundit Shqipëria përmes aeroportit të vetëm ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ka shënuar një rritje progresive të numrit të pasagjerëve. Në gjashtëmujorin e parë 2018, numri i fluturimeve të kryera arriti në 11 774 fluturime, duke u rritur me 9.6 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, në gjashtëmujorin e parë 2018, transporti ajror i pasagjerëve zuri 72.7 % të totalit të transportit në vendin tonë.

Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 28/07/2018 09:24

    Mos bëni kot propagandë se nuk vjen askush me 400-500 euro vetëm bileta, ndërkohë që nga të gjithë fqinjët vjen me 50 euro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?