Ksamil

Sociale

Shqipëria, destinacioni më popullor për vitin 2025

12 Dhjetor 2024, 16:04| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 16:06

  • Share

Raporti i platformës Travel Horizons hedh dritë mbi destinacionet me rritje në popullaritet në krahasim me vitin 2023, Shqipëria renditet e para. Sipas një artikulli të publikuar të Travel Horizons për vitin 2025 nga lastminute.com, ka pasur një rritje 100% të prenotimeve veçanërisht në një rajon, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar: vija bregdetare mahnitëse e Shqipërisë.

Në vend të dytë, me një rritje kërkimi prej 98% këtë vit, renditet Mali i Zi, i cili ka filluar të jetë një destinacion mesdhetar ekonomik. Në vendin e tretë renditet Stambolli, i cili është një vend pushimi  shumë më i njohur.

Më poshtë renditen rajonet kryesore për vitin 2025, sipas lastminute.com

Vija bregdetare, Shqipëri

Mali i Zi

Stamboll, Turqi

Mynih, Gjermani

Split, Kroaci

Zanzibar, Tanzani

Oslo, Norvegji

Corse, Francë

Hammamet dhe Sousse, Tunizi

Bukuresht, Rumani/ Time Out

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?