Grafika e UN Tourism

Sociale

Shqipëria destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për 2024! Lë pas Arabinë Saudite, ja renditja e Organizatës Botërore të Turizmit

5 Mars, 08:01| Përditesimi: 5 Mars, 09:57

  • Share

Organizata më e madhe botërore e turizmit, rendit Shqipërinë në vendin e parë si destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për vitin 2024.

Shqipëria ka një rritje të numrit të turistëve për vitin 2024 me 80%, duke lënë pas Arabinë Saudite me 69% dhe Kolumbinë me 37%.

Teksa publikoi statistikat, Kryeministri Edi Rama e quajti këtë një zhvillim të paimagjinueshëm deri në disa vite më parë

“Me këtë tabelë, që s’është imja, s’është jona, po e UN Tourism, organizata më e madhe botërore e turizmit, anëtarë të së cilës janë krejt shtetet e OKB, e të dhënat e së cilës janë botërisht të respektuara; me Shqipërinë që zë vendin që shihni si destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për vitin 2024, një zhvillim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë”, shkruan Rama.

Renditja e Organizatës Botërore të Turizmit

2024-a ka rezultuar një tjetër vit rekord për turizmin me 11.7 milionë vizitorë të huaj,ndërsa këtë vit Rama premton që ky numër të shkojë në 12 milionë turistë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, hyrjet e të huajve në Shqipëri janë rritur me 15%, në krahasim me vitin 2023, kohë kur në vendin tonë pati një rekord prej 10.1 milion turistësh, që tashmë është tejkaluar.

Këtë vit Shqipëria është Vendi i Nderit në panairin global të turizmit në Berlin, që është panairi më i madh në botë.

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasap Rexhep Bule Leka [kepi]: 06/03/2025 08:20

    O popull ti qeke mē keç se fshatari se ti sje as viç pir je kriç.

    Përgjigju
  • Fiks: 05/03/2025 15:17

    Trecereku emigrante, pjesa tjeter hallexhinj

    Përgjigju
  • Bravo: 05/03/2025 09:50

    Super fare, rriten turistët, bie mirëqenia.

    Përgjigju
  • Populli: 05/03/2025 09:16

    Si historia e fshatarit ne mbledhjen e fermerve…Te gjithe fermeret kishin rritje deri ne 40% ndersa fshatari tha kam rritje 100%…Pasi e pyeten si ka mundesi kjo fshatari deklaroj se kishte vetem1 lope e cila lindi 1 vic dhe shtimi ishte 100%…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 241 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?