Momenti i nënshkrimit të marrëveshjes mes palëve

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara marrëveshje për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit të energjisë! Investime në vendin tonë dhe rajon

12 Nëntor, 14:22| Përditesimi: 12 Nëntor, 14:30

  • Share

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit të energjisë.

Në Baku, u hodh firma për marrëveshjen e krijimit të kompanisë së përbashkët publike, mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare KESH dhe gjigantit energjetik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, që do investojë në Shqipëri dhe rajon.

Kjo marrëveshja u firmos sot (12 Nëntor) mes drejtuesve të të dy institucioneve respektive, me prezencën edhe të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së linjës, njëkohësisht zv/kryeministres Belinda Balluku. Marrëveshja u nënshkrua në mjediset COP29.

“U nënshkrua në mjediset COP29, marrëveshja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, për krijimin e kompanisë së përbashkët publike, që do të investojë në Shqipëri e në rajon”, thuhet në njoftimin e shkurtër në Facebook, në profilin e kryeministrit Edi Rama.

Ky moment është i shoqëruar edhe me pamjet e nënshkrimit.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BABULI TANGULI: 15/11/2024 08:13

    O Luku Babashta lefni , lefni pa pushim se njē top tē madh tum do hani.

    Përgjigju
  • Luku dritan: 15/11/2024 00:13

    Ore a keni mundësi te vidhni me shume se ky popull kështu e do se vet ju voton kan nostalgji per yllin me pes cepa

    Përgjigju
  • Tarras Lala: 14/11/2024 07:37

    O Arjan analfabeti mēso tē shkruash pastaj komento o loqevar.

    Përgjigju
  • Arian: 12/11/2024 21:57

    Po si ka mundesi qe gjithqa e firmos Rama dhe gjithqa qe vidhet ne shqiperi nuk e di Rama Si ka mundesi qe ligesia per vjedhje eshte e pa ndalushme a keni shpirt o njerz qe ju beau am per te na drejtuar dhe tani jeni duke na qelluar ne ditet per diell

    Përgjigju
    • asolingo: 13/11/2024 06:19

      Zoteri kosovar gjithçka do ta firmose Rama sepse eshte i vetmi qe nuk korruptohet dhe tjetra te gjithe qe kane vjedhur dhe vjedhin po i çon ne burg(degjo lajmet).

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?