Shqipëria dhe Greqia bashkëpunim për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve gjatë festave dhe sezonit turistik, nis javën e ardhshme

15 Prill 2022, 16:27| Përditesimi: 15 Prill 2022, 16:30

  • Share

TIRANË- Shqipëria dhe Greqia do të bashkëpunojnë për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve kryesisht për festa dhe gjatë sezonit turistik. Ky lehtësim do të nisë që prej javës së ardhshme për festën e Pashkëve.

Lajmi u bë me dije nga zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila gjatë një takimi që me zëvendësministrin e Mbrojtjes Qytetare dhe Emigracionit të Greqisë, Eleftherios Oikonomou në kufirin me Shqipërinë.

“Menaxhimi i fluksit të hyrjeve-daljeve të shtetasve dhe të mjeteve, në pikat e kalimit kufitar, vazhdon të jetë një preokupim i strukturave tona përgjegjëse, reciproke. Një nga temat kryesore të bisedimeve të sotme ishte pikërisht koordinimi dhe organizimi në detaj i punës me qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve tanë. Synojmë fillimisht lëvizje të sigurt dhe pa probleme, kryesisht për periudhat e festave siç është kjo e Pashkëve, gjatë javës së ardhshme, por patjetër edhe gjatë sezonit turistik dhe festave të fundvitit. Bashkërendimi i veprimeve tona të përbashkëta për vënien në funksion të Qendrës së Përbashkët të Bashkëpunimit Policor dhe Doganor, marrëveshje e cila është nënshkruar midis dy qeverive tona, dhe ratifikuar nga parlamentet respektive, ishte një temë tjetër diskutimi e takimit të sotëm”, tha Mahila.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?