Marrëveshje bashkëpunimi në kulturë Shqipëri-Itali! Ministri Franceschini për Report Tv: Luftë trafikut të objekteve me vlerë historike! Investimi te talentet e reja, prioritet

7 Qershor 2022, 17:52| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 18:28

  • Share

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje në fushën e kulturës, ku theksi është vënë në luftën kundër trafikimit të veprave dhe objekteve me vlerë historike si dhe investimit te talentet e reja. Lajmi e ka konfirmuar në një intervistë ekskluzive për Report Tv, ministri italian i Kulturës Dario Franceschini. Ministri është duke zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku është takuar me homologen e tij shqiptare Elva Margariti, kryetarin e bashkisë së Tiranë Erjon Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Franceschini nënvizoi për Report Tv është firmosur një marrëveshje e cila ndër shumë pika bashkëpunimi e vë theksin te lufta kundër trafikimit të sendeve historike e deri te mbështetja e talenteve të reja në art si e ardhmja e të dyja vendeve që meriton më shumë vëmendje. Duke u ndalur të procesi integrimit, ai tha se rregullat janë të ngadalta por Shqipëria është pjesë e Evropës.

Zoti Franceschini faleminderit që pranuar të jepni këtë intervistë për Report Tv, mos gabohem kjo është vizita juaj e parë në Shqipëri, përse pikërisht tani?
Sepse koinçidon me javën e kulturës italiane, sepse kemi firmosur një marrëveshje mes 2 vendeve tona. Kisha dëgjuar shumë për zhvillimin e Shqipërisë, dhe dëshira ishte e madhe që të vija këtu prej vitesh, tani që është dhe java italiane pashë disa nga 54 aktivitetet për këtë rast.

Ju keni firmosur edhe një protokoll për kulturën, programi ekzekutiv për kulturën për vitin 2022-2025 bashkë me ministren Margariti, mund të na sqaroni disa nga pikat kryesore të kësaj marrëveshje?
Janë shumë pika që riforcojnë ato që janë bërë ndër vite, në sektorët tradicionale, që lidhen me ndalimin e trafikimit të veprave të trashëgimisë kulturore, bashkëpunim mes muzeumeve, apo risia që lidhet me dixhitalizimi, bashkëpunimin më të madh mes artistëve të rinj në muzikë, në poezi etj. Kjo është e ardhmja dhe prandaj është e rëndësishme të fokusohemi te kjo pikë, por edhe të ruajtur vlerat kulturore dhe për të investua te talentet e reja në art si në Shqipëri dhe në Itali.

Kultura, është një komponent shumë i rëndësishëm në raportet mes dy vendeve tona, cilat janë disa nga ngjashmëritë për Shqipërisë dhe Italisë, por cilat janë edhe diferencat që ju shikoni?
Diferencat janë në element të ndryshëm, por duke u njohur më shumë aspekte të kulturës të vendeve tona, afron më shumë dhe forcon raportet mes popujt. Ky është një element shumë I rëndësishëm që I duhet edhe botës sot. Sepse mosnjohja, mosdija për kulturat e tjera, është një problem që ushqen urrejtje, luftë, prandaj ne duhet të investojmë në atë që kemi shumë të fortë, miqësia Shqipëri-Itali.

Në cilën formë ju besoni se kultura mund të ndihmojë një vend si Shqipëria?
Kultura është një investim për të ardhmen, pasi ndikon një afrimin e popujve, në njohjen e njëri tjetrit, por mbi të gjitha është edhe një mjet për zhvillimin ekonomik.  Një vend që ofron turizëm kulturor, tërheq turistë nga gjithë bota për të parë traditat, dhe natyrën, kjo është pikërisht ajo që po ndodh në Shqipëri.

Po flitet gjithmonë e më shumë për Bashkimin Evropian, dhe integrimin e Shqipërisë, por fatkeqësisht procesi është bllokuar, përse ndodh kjo sipas jush?
Rregullat janë të ngadalta, por Shqipëria është pjesë e Evropës. Italia e mbështet fuqimisht një proces të përshpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë në Unionin Evropian, nuk duhen vonesat.

Ora 18:14
Margariti për Report TV: Kemi nënshkruar marrëveshje të rëndësishme me Italinë, duhet të krijojmë realitete të reja bashkëpunimi

 

Në një intervistë për Report Tv, Ministrja Elva Margariti është ndalur në marrëveshjet e firmosura me Italinë. Margariti tha se dy vendet duhet të ecin para për të krijuar realitete të reja bashkëpunimi, për të forcuar raportet e forta mes 2 vendeve.

“Pandemia ishte një moment I vështirë pasi I duk sikur largoji dy vendet, pasi nuk mundëm të bashkëpunonim si më parë. Ne jo vetëm kemi marrë nga bukuria italiane, por jam e sigurt edhe kemi dhënë diçka. Kemi qenë edhe ne ambasadorë të bukurisë shqiptare në perëndim. Përveç marrëveshjes për bashkëpunim në arkeologji, trashëgimi kulturore, arsim, do të japim ndihmë të madhe për artistët e rinj. Java e kulturës italiane, do të pasohet nga java e kulturës së Izraelit, do të kemi një kalendar të ngjeshur me aktivitete kulturore. Duke përfunduar se do të kthehen në traditë dhe do të mbahen çdo vit, për ti dhënë më shumë jetë dhe më shumë njohje popujve.

“Dy vendet duhet të ecin para për të krijuar realitete të reja bashkëpunimi, për të forcuar raportet e forta mes 2 vendeve tona. Pandemia ishte një moment I vështirë pasi I duk sikur largoji dy vendet, pasi nuk mundëm të bashkëpunonim si më parë. Ne jo vetëm kemi marrë nga bukuria italiane, por jam e sigurt edhe kemi dhënë diçka. Kemi qenë edhe ne ambasadorë të bukurisë shqiptare në perëndim. Përveç marrëveshjes për bashkëpunim në arkeologji, trashëgimi kulturore, arsim, do të japim ndihmë të madhe për artistët e rinj. Java e kulturës italiane, do të pasohet nga java e kulturës së Izraelit, do të kemi një kalendar të ngjeshur me aktivitete kulturore. Javët e kulturës ndërkombëtare do të kthehen në traditë dhe do të mbahen çdo vit, për ti dhënë më shumë jetë dhe më shumë njohje popujve”, tha Margariti.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?