igli Hasani

Shqipëria dhe Italia njohin pensionet, Ambasadorja shqiptare në Itali: Nuk ka qenë një negociatë e thjeshtë, ka qenë komplekse

6 Shkurt, 13:49| Përditesimi: 6 Shkurt, 16:56

  • Share

 

Foto: Ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri, Ministri i Jashtëm Igli Hasani,Zëvendës ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani 

Marrëveshja e firmosur sot nga Shqipëria dhe Italia për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore zbatohet për të gjithë të punësuarit, për familjarët e tyre dhe të gjithë ata individë që mund të kërkojnë periudha sigurimi në Itali apo në Shqipëri, pavarësisht nga shtetësia.

Ambasadorja shqiptare në Itali tha se nuk kanë qenë negociatat e thjeshta por komplekse.

Nuk ka qenë një negociatë e thjeshtë, ka qenë komplekse. Statistikat duheshin parë me lupë herë pas here. Flukset janë të lëvizshme, sepse lëvizshmëria, mobiliteti i dy ekonomive, i dy kulturave, i dy tregtive mes dy vendeve por edhe i komuniteteve nuk lehtëson gjithmonë punën, pra e bën herë pas here likuide dhe duhet të ndalesh, t’i shikosh hap pas hapi, kutiçkë pas kutiçke sipas statistikave. Natyrisht, pas mbi 30 vitesh punë, bashkëjetesë, jetesë, studimi të shqiptarëve në Itali, kishte ardhur momenti për t’u njohur të drejtën e ligjshme të pensionimit, u shpreh Ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri në konferencën me gazetarët shqiptarë pas firmosjes së marrëveshjes sot në Romë. 


Lajmi kryesor:

Shqipëri - Itali njohin vitet e punës për pensionin pas 15 viteve negociata! Dy ministrat e Jashtëm firmosin marrëveshjen! Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?