Bukuritë e vendit, pjesë nga videoja e publikuar

‘Shqipëria, diamanti i fshehur i Mesdheut’, nesër mbërrijnë në vend 500 përfaqësues të KE! Ministrja e Jashtme: Turizmi në qendër të nismës 'EUSAIR'

15 Maj 2022, 18:35| Përditesimi: 15 Maj 2022, 18:38

  • Share

Në kuadër të nismës “EUSAIR”, 500 përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe 10 nga vendet e rajonit do të jenë në Shqipëri më 16-18 maj.

Lajmin e dha ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një videoje të shkurtër përshkruese lidhur me forumin e 7-të të nismës rajonale EUSAIR.

Nën moton e presidencës shqiptare “BE - Rinia - Shkëmbimi Kulturor - Rajoni Adriatiko - Jonian”, në forum do të diskutohet mbi integrimin evropian, agjendën e gjelbër, turizmin, kulturën dhe ndërlidhjen, si përmes digjitalizimit ashtu edhe përmes transportit dhe infrastrukturës.

“Shqipëria një diamant i fshehur i Mesdheut. Aty ku Adriatiku dhe Joni takohen në tokën e shqiponjave.”, kështu thuhet në videon e publikuar, ndërsa shfaqen bukuritë e natyrës së vendit tonë.

Strategjia e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR) është një strategji makro-rajonale e miratuar nga Komisioni Evropian dhe e miratuar nga Këshilli Evropian në vitin 2014. Strategjia është zhvilluar bashkërisht nga Komisioni dhe vendet dhe palët e interesuara të Rajonit Adriatiko-Jonian, të cilat ranë dakord të punojnë së bashku në fushat me interes të përbashkët për të mirën e secilit vend dhe të gjithë rajonit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?