Shqipëria do të armatoset me sistemin antitank tip Javelin, e konfirmon ministri: S’ka lidhje me ndonjë kërcënim

21 Maj 2022, 14:41| Përditesimi: 21 Maj 2022, 16:49

  • Share

Shqipëria shumë shpejt do të pajiset me raketat Javelin, një armë e fuqishme e cila po bën diferencën në luftën që po zhvillohet në Ukrainë dhe po shkatërron makinerinë ushtarake ruse.  Lajmi u konfirmua sot edhe nga nga vetë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Nga Pogradeci, ministri sqaroi për gazetarët se kjo është në kuadrin e modernizimit të Forcave të Armatosura. Megjithatë ministri ka qetësuar me faktin që nuk ka nevojë të përhapet panik, pasi kjo nuk ka lidhje me një kërcënim të mundshëm.

“E konfirmoj është e vërtetë, është në kuadrin e modernizimit të forcave tona të armatosura, rritjes së kapaciteteve tona, të plotësimit te objektivave të kapaciteve. Sistemi raketor antitank që po prodhohet nga kompania amerikane më e madhja në botë e indrustrisë ushtarake, është e vërtetë që ne kemi porosinë tonë aty si pjesë e gjithë rrugëtimit tonë, forcimit, forcave të armatosura, modernizimit, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë. Nuk ka kërcënim, mos krijojmë panik, ne jemi në Nato, na mbron neni 5 i traktatit të Natos, hapësira e Natos është e paprekshme por natyrisht ne do të ndjekim ritmin e NATO-s për tu forcuar si pjesë e një aleance difensive”, tha ai.

“Ne i përkasim një rendi botëror t bazuar te rregullat i cili duhet thënë që pas agresionit Rus në Ukrainë, është tronditur fort dhe po na fut në një epokë të re. Nuk është një çudi në kuptimin që ne kemi edhe shumë procese të tjera, blerje të tjera apo donacione të tjera si ky nga partneri ynë strategjik apo partnerë të tjerë në NATO. Ne zgjedhim vende të Natos për të shkëmbyer, dhënë dhe marrë kapacitete, armatim, modernizim të forcave tona. Nuk e çmoj me vend që në këto momente të flas për shifra dhe numra por bëhet fjalë për një sistem që është risi, sistem raketor antitank që është më i miri në botë”, vijoi ministri.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se raketat e reja anti-tank tip Javelin, janë armë sa moderne, aq edhe efikase me rreze deri ne 4 km.

‘Shqipëria do të pajiset me raketa të reja anti-tank tip Javelin që po prodhohen nga gjigandi botëror Lockheed Martin. Këto armë sa moderne aq edhe efikase, me rreze deri ne 4 km, janë vetëm një fazë e procesit të vazhdueshëm të modernizimit të FA shqiptare, falë mbështetjes dhe bashkëpunimit me aleatët strategjikë, SHBA.'- shkruan ministri në rrjetet sociale.

Ç’është Javelin?

Javelin është një sistem rakete antitank që mbyllet në një si gyp termik i pajisur me aparat që të bënë të mundur të shënjestros objektivin. Ushtari shikon përmes një njësie të lëshimit të komandës dhe zgjedh objektivin përmes llojeve të ndryshme të formave të sulmit. Kur lëshohet, motori i lëshimit të raketës e nxjerr atë nga tubi përpara se motori i tij kryesor të ndizet dhe ta dërgojë raketën në fluturim. Fillimi më i butë i nxjerrjes së raketës nga tubi redukton mbeturinat dhe tymin, duke e bërë më të vështirë për armikun të shohë se nga ku është nisur ajo. Ai përdor atë që njihet si një sistem, i cili lejon ushtarin të mbulohet ose të ngarkojë një raketë të re, ndërsa tjetra është duke gjurmuar drejt objektivit të saj.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?