Sokol Sadushi

Politikë

Shqipëria organizatore e Kongresit Botëror të Ligjit 2027, delegacioni me juristë në Tiranë! Sadushi: Thellojmë bashkëpunimin

28 Shkurt, 13:35| Përditesimi: 28 Shkurt, 13:45

  • Share

Shqipëria do të jetë vendi pritës i Kongresit Botëror të Ligjit 2027, një ngjarje prestigjioze që do të bashkojë gjyqtarë, juristë dhe liderë ndërkombëtarë. Ky kongres përbën një moment historik për drejtësinë shqiptare, duke ofruar një mundësi unike për të promovuar vlerat e shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor shqiptar.

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë priti sot (28 shkurt) një delegacion të Shoqatës Botërore të Juristëve (World Jurist Association - WJA) dhe Fondacionit Botëror të Ligjit (World Law Foundation - WLF), të kryesuar nga Presidenti i WJA, z. Javier Cremades García. Ky takim shënon vizitën e parë zyrtare pas vendimit për të organizuar Kongresin Botëror të Ligjit në Shqipëri në vitin 2027. Delegacioni ndodhet në Tiranë për të nisur përgatitjet për këtë ngjarje madhore dhe për t'u takuar me aktorët kryesorë të drejtësisë shqiptare.

Gjatë takimit, Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, vlerësoi këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave mes juristëve dhe gjyqtarëve nga e gjithë bota. Ai theksoi përgjegjësinë e madhe që vjen me organizimin e një eventi të këtij niveli dhe angazhimin maksimal të Gjykatës së Lartë për të garantuar një organizim dinjitoz që do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, u diskutua mbi hapat konkretë për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit 2027 në Tiranë dhe përgjegjësitë e Gjykatës së Lartë në këtë eveniment madhor. Po ashtu, u fol për përfaqësimin e Shqipërisë në Samitin e Santo Domingos, i cili do të mbahet në maj të vitit 2025.

Gjykata e Lartë e Shqipërisë është anëtare e Shoqatës Botërore të Juristëve që nga viti 2014 dhe ka marrë pjesë aktivisht në samite dhe konferenca ndërkombëtare të organizuara prej saj. Pjesëmarrja në këto forume tregon përkushtimin e Shqipërisë për të ndarë praktikat më të mira dhe për të forcimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lulearte: 28/02/2025 15:48

    Bravo gjykata e larte krenohem dhe me vajzen qe duket aty ne mes te avokateve nderkombetate.per forcimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?