Shqipëria duket se do të ketë një politikë kombëtare për shfrytëzimin dhe menaxhimin e tokës, ku me mbështetjen e BE ka nisur tashmë një punë konkrete për të finalizuar këtë proces, i cili është është një detyrim në kuadër të integrimit.
Në cilësinë e drejtuesit, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ditën e sotme ka zhvllilluar një takim me Komitetit Ndërministror për Reformën e Sistemit të Menaxhimit të Integruar të Tokës, ku të pranishëm ishin gjithashtu ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj dhe disa zv.ministra.
Lamallari ka deklaruar se deri në përfundim të punës, do të ketë një dokument solid, gjithëpërfshirës dhe të pranuar nga Brukseli.
“Në takimin e Komitetit Ndërministror për Reformën e Sistemit të Menaxhimit të Integruar të Tokës. Me mbështetjen e BE-së po përgatisim një politikë kombëtare të menaxhimit të qëndrueshëm të tokës, jo thjesht si përmbushja e një detyrimi formal në avancimin e procesit tonë integrues, por mbi të gjitha për të adresuar të gjitha sfidat që lidhen me çështjet e pronësisë, bujqësisë, zonave të mbrojtura dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Besimplotë se në finale të kësaj pune që tashmë ka nisur, Shqipëria do të ketë një dokument solid, gjithëpërfshirës dhe të pranuar nga Brukseli për menaxhimin e tokës si aseti ynë kryesor dhe pikënisja e çdo plani zhvillimor që na duhet për këtë fazë të re ku ka hyrë vendi”, tha Lamallari në përfundim të takimit.
Komente

..mos ndertoni aty poshtë Digës së Liqenit Artificial të Tiranës....,ka pasoja Apokaliptike?!!!!
Përgjigju