Që prej ditës së nesërme Shqipëria do të marrë furnizime me vaj luledielli nga Maqedonia e Veriut.
Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj gjatë një konference për mediat së bashku me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Kreshnik Bekteshi.
Ministrja Ibrahimaj tha se vaji i lulediellit importohej nga Ukraina, por kohët e fundit ka pasur mungesa në treg, gjithashtu kjo marrëveshje e nënshkruar me shtetin fqinj është në kuadër të “Open Balkan”.
“Nesër Republika e Maqedonisë së Veriut, do marrë vendim të rëndësishëm që do çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë që ishte një produkt që siç kemi bërë të ditur është një produkt që importohej nga Ukraina dhe ka pasur mungesë në tregjet ndërkombëtare e arsyeja pse çmimet kanë qenë më të rritura. Dua të siguroj që marrëdhënia e dy vendeve në kuadër të tregtisë do vijojë të jetë shumë e mirë e do vijojmë të lehtësojmë gjithë procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër të Open Ballkan”, tha Ministrja Ibrahimaj.
Ndërkohë, Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi foli rreth rritjes së bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve. Ai tha se gjatë tremujorit të fundit, shkëmbimi tregtar ka kaluar vlerën e 200 milionë eruove.
“Më gëzon fakti që kemi rritje të bashkëpunimit tregtar. Nëse bëjmë krahasim nga shkëmbimi tregtar i para kohës së tregtisë jemi më mirë në tremujorin e këtij viti, ku kemi tejkaluar shumën e 200 milionë eurove të shkëmbimit tregtar i cili nuk ka qenë më shumë se 140 milionë euro, sipas të dhënave të Entit Statistikor“, tha Ministri Bekteshi.
FSHATARET NE SHQIPERI TE MBJELLIN TOKAT DJERRE ME GRURE--MISER,,DHE LULEDIELLI,,PER TE PRODHUAR VAJ,,,,,NE KOHEN PARA 1990 SHQIPERIA E PRODHONTE VETE VAJIN E ULLIRIT DHE ATE VEGJETAL.....BILES TE SUBVENCIONOHEN FSHATARET QE MBJELLIN KETO BIME....
PërgjigjuMe kushte klimatike me te mira se maqedonia per bujqesine ne marim produkte nga andej .Nuk na ha mortja me mire?
Përgjigju