Sputnik V

Kronikë

Shqipëria do të marrë vaksinën ruse, miratohet marrëveshja për blerjen e “Sputnik V”

13 Prill 2021, 15:27| Përditesimi: 13 Prill 2021, 15:43

  • Share

Shqipëria do të marrë vaksinën ruse kundër koronavirusit 'Sputnik V'. Marrëveshja është nënshkruar me datën 7 prill ndërmjet 'Human Vaccine' LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për Rindërtim të Shqipërisë dhe Insitutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër COVID-19 'Sputnik V', të zhvilluar nga Insituti Kombëtar i kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë Rusi dhe sot është botuar në fletoren zyrtare.

Vendimi: Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Miratimi i tekstit të marrëveshjes

Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi.

Marrëveshja për furnizimin ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaccine” LLC nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

Akti normativ i botuar në fletoren zyrtare

Pak javë më parë në Kuvend u miratua Akti Normativ, i cili autorizonte ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, që distribuojnë vaksina anti-covid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 13/04/2021 16:23

    Qeveritaret shqiptare qenkan me te vertete njerez te paftyre. Cfare nuk lane pa thene per vaksinen ruse Sputnik V qe nga keyeministri ministrja e shendetesise e tani po e shohin qe ju vjen veza ne bythe po e lepijne ate qe vete e peshtyne.

    Përgjigju
  • Tini: 13/04/2021 16:21

    Bravo russia.....pwr ndihmen..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?