Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe një herë sot lidhur me vendimin e qeverisë për të mos e bërë të aksesueshme platformën e Tik Tok në Shqipëri për një vit duke nisur nga janari 2025.
Përmes një postimi në facebook kryeministri Edi Rama thotë se vendimi u nxorr si konkluzion "pas 1300 takimeve të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën Tik Tok në Shqipëri"
Lajmi kryesor:
Shqipëria mbyll TikTok për 1 vit, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente! 2 adoleshentët s'kishin llogari tek ne! Rama: E duan 90% e prindërve
S.G/ReportTv.al