Sociale

Shqipëria do të përdorë një tjetër vaksinë kineze, ‘Coronavac 600 SU/IM-Suspension’ ka të njëjtën përmbajtje me Sinovac

19 Maj 2021, 20:41| Përditesimi: 19 Maj 2021, 20:58

  • Share

Brenda pak ditësh pritet që të mbërrijë në vendin tonë dërgesa e radhës me vaksina kineze, pas një vonese që ka krijuar pengesë për dhënien e dozave të dyta për qytetarët e vaksinuar më herët me Sinovac. Por kjo vonesë ishte paralajmëruar më datë 5 prill të këtij vitit  nga kompania Turke “Keymen Ilac Sanayi ve ticaret” e cila bën furnizimin e Shqipërisë me vaksinën kineze CORONAVAC (VERO CELL) të prodhuar nga Sinovac Life Science Co Ltd.

Report tv ka mësuar se kjo kompani ka ndërprerë furnizimin e distributorit turk “Keymen” me vaksinën Coronavac (Vero Cell). Për këtë arsye kompania turke propozon që të sjellë në Shqipëri vaksinën që po përdoret aktualisht në Turqi, Coronavac 600 SU/IM-Suspension të prodhuar nga Sinovac.

Kompania turke garanton që të dyja vaksinat kanë të njëjtën formulë që prodhohet nga e njëjta kompani.

Për të marrë një vendim për këtë propozim u mblodh Komiteti i Ekspertëve për Imunizimin, që pas shqyrtimit te dokumnetacionit shprehu dakortësinë për përdorimin e kësaj vaksine. Të njëjtin vendim mori dhe Komiteti Teknik i Ekspërtëve që më pas u zyrtarizua dhe me akt normativ.

Edhe kjo vaksinë kineze, e njëjtë me atë që u përdor fillimisht në vendin tonë, nuk ka marrë aprovim për përdorim emergjent nga OBSH.

Ardhja e ngarkesës së radhës me vaksina kineze do të përdoret për dozat e dyta të qytetarëve, si dhe do të rinisë vaksinimin me doze të parë po me vaksinën kineze.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?